Darka e fundit

Në tavolinën e Darkës së Fundit
do ulem i vetëm e s’do ftoj njeri…
Dhe, ashtu, në heshtje do të pres.
Jo, të dymbëdhjetët e Krishtit s’i dua!
Të dymbëdhetët kanë mbetur,
po në atë tavolinë mashtrimi,
darkojnë dhe kënaqen
me mashtrimin e tyre
dhe s’njohin
as shekuj,
as mijëvjeçarë,
as ditë…
Nga mirësia e tyre, kam frikë!
Dhe, ashtu në heshtje, do pres!
Jo, vitet e jetës sime,
s’i dua më parënë,
boll më kanë lodhur gjithë jetën,
s’dua që dhe në Darkën e Fundit,
të kërkojnë të vërtetën!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 7.1/10 (16 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: +1 (from 1 vote)
Darka e fundit, 7.1 out of 10 based on 16 ratings