Dashuri e perënduar

Përroi rridhte me shpejtësi
Një shqiponjë në lartësi vështronte,
Lule të freskëta kishin mbuluar luadhin
Erë e lehtë shpirtin freskonte.

Mendja ime larg fluturon
Nëpër ditët plot lumturi,
Kur të bashkuar sikur një
Thellë e ndjenim këtë bukuri.

Të mbështjellur me dashuri
Lart në qiellin e shtatë fluturonim,
Aty ku bota më nuk ishte
Por vetëm unë dhe ti qëndronim!

E kujtoj me mall e nostalgji
Një kohë kaherë të përfunduar
Thellë në zemrën time e ruaj
Afshin e dashuris së perënduar!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 7.0/10 (3 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: -1 (from 1 vote)
Dashuri e perënduar, 7.0 out of 10 based on 3 ratings