Dua të më kthehet ajo!
Është ndarë nga ti apo ti për ndonjë arsye të caktuar je ndarë nga ajo, por me kalimin e kohës, ti nuk mund të ndalesh së menduari për të. Thjeshtë ke ardhur në përfundim se nuk mundesh pa të dhe e dëshiron të të kthehet dhe atë urgjentisht!
Hm, ekzistojnë disa gjëra që djemtë i bëjnë për ta kthyer ish të dashurën, por ato kryesisht janë jo frytdhënëse. Së pari mësoj gabimet të cilat nuk duhet t’i bësh.
Gabimi numër një
I dërgon lule. Nëse këtë nuk e ke bërë derisa ishe ende në lidhje me të, mos e bëj as tani. Ky është hap i dëshpërimit dhe do të bëni më shumë dëm se sa dobi.
Gabimi numër dy
E lut dhe i thua se do të ndryshosh. Kjo është plotësisht jo tërheqëse dhe e gjorë. Nëse dëshiron të të kthehet, duhet të luash me anën tuaj tërheqëse, sepse duam apo nuk duam ta pranojmë, ajo është shumë e rëndësishme, ndërsa me lutje dhe gjunjëzim para saj, assesi nuk sjell dobi.
Gabimi numër tre
Gjithmonë e bën atë që ajo do. Vajza dëshiron të dashur dhe jo një ‘qen’ i cili do ta ndjekë vazhdimisht nga prapa. Kështu, kapu për mendimin tënd dhe potencoje edhe nëse ky mendim nuk përputhet me të asaj. Më shumë do të të respektojë.
Gabimi numër katër
Qan. Kështu e godet në emocione dhe nuk je real. Nëse të kthehet, ajo mund ta bëj këtë nga keqardhja, ndërsa kjo nënkupton se së shpejti të gjitha do të prishen sërish.
Gabimi numër pesë
Je tepër i sjellshëm. Vazhdimisht e takon në rrugë, i buzëqesh, kur ajo thotë diçka qesharake, ti çmendesh nga të qeshurat, bën pyetje, e ndihmon… nëse nuk ke qenë i tillë derisa keni qenë në lidhje, atëherë mos e fillo as tan. Shumë shpejt do të dështosh.
Si ta kthesh?
Në rregull, tani e di se çfarë nuk duhet të bësh për ta kthyer dhe ja çfarë duhet bërë. Pra, së pari qëndro fuqishëm në të dyja këmbët. Kjo do të thotë se do ta pranosh atë që jeta të ofron dhe se nuk do të biesh në komë nëse nuk arrin të pajtohesh me të. Kjo të jep një pjekuri të caktuar, e cila për vajzat është tërheqëse.
Pastaj, kënaqu në jetën shoqërore. Shoqërohu me shokët, shko në kinema, në koncerte apo kudo që të jepet rasti. Trego se ke jetë edhe kur ajo nuk është në të. Mos rri gjithmonë në dispozicion, por mos u bëj edhe tepër i ftohtë. Është e rëndësishme balancimi i emocioneve.
P.sh, nëse të duhet diçka, dëgjoje dhe bisedo paksa, por mos i jep tepër shumë kohë dhe i thuaj se ke ndonjë punë tjetër dhe duhet të shkosh. Dërgo sinjal përmes shoqeve. Mundohu të shoqërohesh me shoqet e saj. Ato janë ‘transmetuesi’ më i mirë i sinjaleve, kështu që ua bëj me dije se çfarë ndjen ndaj ish të dashurës.
Të jesh i sigurt se ato do ta transmetojnë këtë dhe më pas në bazë të sjelljes së saj, do ta kuptosh nëse ke gjasa për ta kthyer. Gjej kohën e duhur. Kjo është shumë e rëndësishme, kështu që duhet përfshirë antenat tuaja. Kur mendon se momenti është i duhur, afroju asaj dhe fillo bisedën.
Duhet ditur se çdo lidhje është e posaçme, sikurse që është edhe çdo person i posaçëm, kështu që tani varet shumëçka nga ajo se si do t’i lexosh shenjat e saj. Duke marrë parasysh se një kohë të gjatë keni qenë së bashku, kjo nuk do të jetë e vështirë.
Burimi:http://www.zeri.info/artikulli/6/12/29718/dua-te-me-kthehet-ajo/
Dua të më kthehet ajo!,

gramosi
Ne gjum rash
Ne enderr
Te pash
Ne kembe
U ngrita
Aulon bertita