Më fal

Më fal që të shkruaj
Më fal që për ty vuaj
Më fal që jam dashuru
Më fal që smuna pa ty me jetu
Më fal që të thëras
Më fal që vetëm për ty flas
Më fal që kom gabu
Më fal që për këtë skom mendu…
Më fal që të kujtoj
Më fal se nuk mund të harroj
Më fal që të flas
Më fal që të shkoj mbas..
Më fal që të shikoj,
Më fal që për ty jetoj…
Më fal që kam mbet i harrum
Më fal që emrin tënd e përmendi në gjumë
Më fal që kam qen i marrë,
Më fal se nuk dita se kështu ka me dalë
Më fal edhe nje her që kom gabu
Më fal që jom pendu..
Por më së shumti më fal që TË DU!!!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 7.1/10 (22 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: +9 (from 11 votes)

Plage dashurie

Gjendesh diku larg,
qe as vete s’mund ta paramndoj,
se kur do te kthehesh
fati do ta percaktoj.

Si mund te jetosh pa mua
kur te mundon vetmia
njeriu me gjysem shprese
kur i mungon dashuria.

Ndoshta ke gjetur dike
per ty te mposhtur vetmine
per te luftuar jeten
te kujtosh dashurine.

Te frenosh shpresen
e nje te riu ne lulezim
Zoti do te dhuroj
me te madhin denim

Ndoshta do te kthehesh
po ku ta di i shkreti
edhe nese vdes
nuk behet kijameti

Te gjitha qe i permenda
s’jan aq me rendesi
por desha ta sheroj
plagen per dashuri

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 7.1/10 (12 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: +7 (from 7 votes)

Shpresa e thyer

Dashuria lindi në perëndim të diellit
Atëherë kur ti ia mirrje shkëlqimin,
Të përqafoja, të ledhatoja, të doja
Kurse ti m’a provoje durimin!

Bëheshe i pjekur, i matur tej mase
Nuk më lejoje të të them se çfarë ndjen zemra,
E dashuria ime po më kallte shpirtin
Sikur një vullkan më vlonte përmbrenda!

Dhe kur dashuria jonë mori udhë të mbarë
Kur më the: Të dua, me tërë fuqinë,
Dhe kur unë për ty hapa zemrën time
Bëra armik botën, familjen, shoqërinë!

Sa fillova të shijoj bukuritë e jetës
Të flutroja në flatrat e puhisë verore,
Para meje u hapën dyert e ferrit
Dhe pa ty e mbyllur unë mbeta prore!

Ishe i kombit tjetër, por kishim një fe
Dhe një gjuhë e flisnim, pa asnjë dallim,
Unë ty të kuptoja dhe ti më kuptoje
Nuk na duheshin fjalët, vetëm një shiqim!

Më ndalojnë të të dua, të mendoj për Ty
Duan që të ma vrasin në zemër dashurinë,
Më rrahin, më mundojnë, me nervat e mia luajn
Në vend të dashurisë, më ofrojnë vetminë.

Unë dashuri tjetër më s’dua të kem
Besën të pata dhënë dhe kurrë s’do t’a thej,
Edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër
Njerëzisë dhe engjujve unë do të ua rrëfej!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 7.9/10 (10 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: +2 (from 6 votes)

Po qaj

Qaj per ty dite e nate
po prap afer nuk te kam
dua te qetesohem po
nuk mundem dot
puthjet e tua deshiroj.

Qaj me vaj te madh
po kot se nuk vlejne
keta lot aspak…
Dua afer me te pas
po zemra don me plas
se ky kurbet po na ndan..

Po na ndan e na largon
nuk e kupton se dy zemra
duhen shume
e nuk munden me
u taku dot…

Dua ndonjehere edhe te fluturoj
te vij tek ti te te shoh
do te puth ngadale e do te perqafoj
do te shtrengoj ne krahe
se te dua shum…

Nuk te kisha lene kurr
se pa ty nuk jetoj dot
Ti jetes sime i dhe kuptim
ti syve te mia u dhe drite
lutju zotit me na plotesu nje
deshire te vish tek un
e un te vij me ty..
Lutju zotit dit e nate
qe ishalla te jemi bashke.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 8.4/10 (9 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: +5 (from 5 votes)

Lamtumir

L-otet qe me rrjedhin zemra me coptohet
A-ndaj te kaluares qe tani me kujtohet.
M-e fjalet e fundit, tani po te shkruaj
T-e them LAMTUMIR dhe ti me thuaj.
U-re kaluese te jet kjo dashurija ime
M-e tjetren te shprehi urime
I- riu gabon njeher ne jete
R-asti yne ka qene, dhe do te jete i shkrete.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 7.5/10 (18 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: +7 (from 9 votes)

Next Page »