Ne syte e tu

Ne syte e tu kur shihja,nje dridhje me pushtonte,
nje ndjenje fort e rralle,zemren ma sundonte,
pasqyre shikimi larget,ish ky veshtrimi im,
me dukej se aty shikoja fatin tim….

Oh sa shume te ndjeja,sa shume enderroja,
ne qiellin me te paster,me ty sec fluturoja,
i prekja yjet,diellin,sme trembnin jo stuhite,
me ty isha e forte,asgje nuk kisha frike….

Te syte e tu shikoja,harrova syte e mi,
harrova une cdo gje se rashe ne dashuri,
harrova qe i kisha,harrova dhe shkelqimin,
te ngjyra jote kafe,e gjeta une gezimin!

Nje dite ne syte e tu,papritur sec u ndala,
se pashe me pasqyren sado qe shume tu fala,
nuk pashe me te me doje,nuk ishte me shkelqimi,
ne shpirtin tim te paster sec zuri vend hidherimi…

Harrova syte e mi,e verber sot kam mbetur,
po pres qe te sherohen,se lotet i kane tretur,
po pres te shoh une driten,jo dot spo mund te cohem,
pa shprese i lutem zotit…..”mi jep qe une te zgjohem”!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Dashuri te isha

Dashuri te isha boten do peshtillja,
fustane te arta asaj do ti sillja,
do shperndaja zemren,do hiqja verbimin,
do te hiqja dhimbjen,do jepja ndricimin….

Zine do ta luftoja,do largoja rete,
dashuri do kishin edhe vete rrufete,
do ndryshoja boten,qe brenga mos kishte,
vetem dashuria per ne do te ishte….

Po nuk dashuruam,asgje smund te jemi,
prandaj jemi njerez,prandaj ndjenja kemi,
prandaj sot jetojme,ndonese kalimtare,
ndonese nje dite vdesim…..endrrat kemi pare!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Sa shume

Sa shume kam kerkuar te di ceshte dashuria,
sa shume jam menduar mes loteve te mia,
sa shume e kam njohur une lumturine,
po sa shume kam njohur edhe fatkeqesine!

Neper endrra shkoj dhe dashurine shikoj,
e bukur,madheshtore,te tille e enderroj,
e veshur me fustanin te bardhe dhe me shkelqim,
ne duart e saj prej engjelli,po mbahet fati im….

Shikoj buzet e saj dhe etja me terbon,
shikoj trupin e saj dhe bukuria me verbon,
shikoj zemren e arte dhe shpirtin e vajtuar,
shikoj brengen e saj per zemren e lenduar..

Sa shume te kam kerkuar dhe lot per ty kam derdhur,
sa shume kam enderruar dhe male sa kam bredhur,
maleve te larta me ty kam qendruar,
me sy te dashuruar ket bote e kam shikuar

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Shqiponja syshkruar

Ti shqiponje syshkruar,me jep dot shikimin,
ne maja te larta dua te hedh veshtrimin,
dua te qendroj te cdo fushe qe shoh,
dua qe gjithe boten edhe une ta njoh…

Ne krahe ti me merr,dua forcen tende,
dua qe cdo gje ta shikoj me endje,
dike po kerkoj dhe dua ti flas,
dashurine kerkoj,zemra po me plas….

Dua une luginat,keta shkembinj te thate,
sdua shpirtin tim qe ta ndjej te ngrate,
dua te jem e lire,me kurre te mos vuaj,
te jetoj sa ty,me yjet te luaj….

Dua qe te rri bashke me dashurine,
e di ti ku ndodhet,a ja di shtepine?
Me thuaj ti mike qe shikon gjithcka,
ku ndodhet ajo,pse keshtu me la…!

Dashuri e bukur,engjelli yt jam,
dua te te puth,se shume prane te kam,
e di qe me sheh,po nuk do te dalesh,
do qe te sherohem dhe te une te ndalesh…

E di qe lexon ti ne zemren time,
e di qe aty ti shikon zhgenjime,
me shero te lutem se vete sja dal dot,
eja ti te lutem…jeta eshte e kote!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Cfare eshte dashuria?

Cfare eshte dashuria?…te pyeta nje dite,
me veshtrove gjate dhe sec ndjeve frike,
sdije te me thoje cfare ishte per ty,
sdije ta kuptoje dhe me pe ne sy…..

Lehte te perqafova dhe te peshperita,
dashuri per mua eshte vete drita,
eshte kjo ndjenje e paster qe na ben te lumtur,
eshte ajo qe quajme “ndjenja me e bukur”!

Eshte ky fllad mengjesi qe na perkedhel,
eshte kjo vale deti ku kemba na shkel,
eshte ky diell i arte qe boten e ngroh,
eshte kjo bore kristali qe token e ftoh….

Endrrat me te bukura i ndjell dashuria,
nga ajo merr force dhe vete lumturia,
ja kjo eshte bota e endrrave te mia,
e moret vesh tani se ceshte dashuria?!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Page 18 of 88« First...10...1617181920...304050...Last »