Puthme

Puthme fort puthme e mos ndalo,
merrma frymen me ngadale!
Permbi mua embel pranvero,
porsi dielli mbi boren e bardhe!

Puthme prap puthme si di ti,
çoma trupin ne ekstaze;
Sikur flladi i veres ne nxehtesi
joshme ti pa thene nje fraze!

Puthme ti puthme me mijera here,
qe dhe engjejt t’na kene zili!
Prekmi buzet me buze si floket ne ere,
jepme zjarr ne brendesi!

Falmi mua buzet e embla,
falma mua trupin tend!
Puthjet e tua mi paska enda
le te kallim flake kete vend.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 7.0/10 (1 vote cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Me sy mbyllur

Me sy mbyllur jam mbreti yt
e ti je mbreteresha ime.

Me sy mbyllur jam hipnotizuesi yt
e ti je e hipnotizuara, skllavja ime.

Me sy mbyllur jam i dashuri yt
jam poeti qe te thur vargje,
jam endrra jote me e embel.

Me sy mbyllur jam rrebel ne dashuri
e ti, e dashura ime rrebele.

Me sy mbyllur e di çfare don qe te t’them,
di se çfare e ben zemren tende
te rrahe si e çmendur per zemren time.

Me sy mbyllur jam me ty
dhe ti me mua e dashuruar,
por nje çast shkrepas me sy
dhe ti je tutje, larg nga mua.

Me sy mbyllur jam çka dua te jem,
dhe jam me ty e ti me mua,
por s’mund te rri me sy mbyllur.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 10.0/10 (1 vote cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Dashnor “budalla”

Ngucur prane teje
Sa i lirshem jam
Ku me pare te vete
Me pas, ku te ndal?

Mos ma vere re
Kam pangopesi
Ngucur teje ndjej
Etje dhe uri.

Ti gjithshka me jep
S’me do fukara
S’e di qe me ke
Dashnor “budalla”!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 1.0/10 (1 vote cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Sa keq

Mos duaj me tha dikush,nuk je me e mitur,
qesha ne vetvete dhe thashe “jam e rritur”,
kush valle e ka thene qe moshe ka dashuria,
ç”eshte kjo bote e keqe,ku mbreteron lakmia?!

Kush valle me ndalon dashurise ti shkruaj,
kush je ti qe thua…”endrrat do ti shuaj”,
e kupton e mjere ndryshimin mes nesh,
une njoh dashurine,ti kurre sdo ta kesh!

Njoha bukurine,i pashe embelsine,
e njoha zhgenjimin,pashe dhe urtesine,
e ndjeva une veten shume te dashuruar,
por njerez si ty skane per ta kuptuar!!!

Sme prek se çfare thua,ti ne shpirt bosh dukesh,
sa te meshiroj,mes sharjeve shoh qe strukesh,
mbizoteron xhelozia thelle ne shpirtin tend,
ti kurre smund te duash,ndjenjes si le vend!

Vuajtjes dhe dashurise do ti shkruaj gjithmone,
se çfare thua ti,jo sme behet vone,
sme pengon stuhia,as bresheri,vullkani,
sme pengon nje grimce njeriu,as vete oqeani!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 10.0/10 (1 vote cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Te besova dashuri!

Te shikoj ne sy
dhe me ty ne endrra tretem,
te mendoj çdo çast,
dritherimat me pershkojne,
zemra dridhet,syri qan,
jetime mbetem,
iluzionet e pashpresa,
dite e nate po me mbulojne…..

I besova dashurise,
ndjenja vete seç me genjeu,
adhurova lumturine,
pamundesine nuk ja kerkova,
nuk e di pse shpirtin mori,
pse ne bese ajo me preu,
ne udhekryqin e vajtimit,
krejt e vetme seç ndalova….

Bej te dal,po smund te ece,
bej te iki..skam fuqi,
bej te qesh dhe lot me dalin,
bej te qaj dhe me lot skam,
dashurova pabesine,
ne mjerim me tha te rri,
trendafil dikur i çelur,
sot petale e thare jam……

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Page 20 of 88« First...10...1819202122...304050...Last »