Dashnor “budalla”

Ngucur prane teje
Sa i lirshem jam
Ku me pare te vete
Me pas, ku te ndal?

Mos ma vere re
Kam pangopesi
Ngucur teje ndjej
Etje dhe uri.

Ti gjithshka me jep
S’me do fukara
S’e di qe me ke
Dashnor “budalla”!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 1.0/10 (1 vote cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Sa keq

Mos duaj me tha dikush,nuk je me e mitur,
qesha ne vetvete dhe thashe “jam e rritur”,
kush valle e ka thene qe moshe ka dashuria,
ç”eshte kjo bote e keqe,ku mbreteron lakmia?!

Kush valle me ndalon dashurise ti shkruaj,
kush je ti qe thua…”endrrat do ti shuaj”,
e kupton e mjere ndryshimin mes nesh,
une njoh dashurine,ti kurre sdo ta kesh!

Njoha bukurine,i pashe embelsine,
e njoha zhgenjimin,pashe dhe urtesine,
e ndjeva une veten shume te dashuruar,
por njerez si ty skane per ta kuptuar!!!

Sme prek se çfare thua,ti ne shpirt bosh dukesh,
sa te meshiroj,mes sharjeve shoh qe strukesh,
mbizoteron xhelozia thelle ne shpirtin tend,
ti kurre smund te duash,ndjenjes si le vend!

Vuajtjes dhe dashurise do ti shkruaj gjithmone,
se çfare thua ti,jo sme behet vone,
sme pengon stuhia,as bresheri,vullkani,
sme pengon nje grimce njeriu,as vete oqeani!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 10.0/10 (1 vote cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Te besova dashuri!

Te shikoj ne sy
dhe me ty ne endrra tretem,
te mendoj çdo çast,
dritherimat me pershkojne,
zemra dridhet,syri qan,
jetime mbetem,
iluzionet e pashpresa,
dite e nate po me mbulojne…..

I besova dashurise,
ndjenja vete seç me genjeu,
adhurova lumturine,
pamundesine nuk ja kerkova,
nuk e di pse shpirtin mori,
pse ne bese ajo me preu,
ne udhekryqin e vajtimit,
krejt e vetme seç ndalova….

Bej te dal,po smund te ece,
bej te iki..skam fuqi,
bej te qesh dhe lot me dalin,
bej te qaj dhe me lot skam,
dashurova pabesine,
ne mjerim me tha te rri,
trendafil dikur i çelur,
sot petale e thare jam……

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Bote e rreme

Syte e mi lotojne dhe ngjyra eshte shuar,
dua qe ti mbyll,por zemra rri zgjuar,
ku e gjejme forcen te durojme kaq shume,
perse dashuria veç na ve ne gjume?

Te verbon ajo dhe asgje me s’shoh
ne vatren e brenges veteveten e ngroh,
me jane prere forcat,asgje me sbesoj,
kjo vetmi e shkrete,shpirtin roberoj…

Dhe dua te iki,larg ne hapesire,
dua qe nje dite te jem zog i lire,
sme pelqen kjo dhome,as dhe ky kafaz,
urrej roberine dhe kete maraz…

Dua te largohem ne nje bote te qete,
ku mos kete intriga,por engjej me flete,
nuk dua tu flas,vetem ti shikoj,
dua tjeter bote…kesaj si besoj!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 1.0/10 (1 vote cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)

Te duash

Te duash pa mbarim,keshtu duhet te jete,
te duash pa pas kushte,te jesh i paster vete,
te duash dhe te japesh cdo gje qe brenda ke,
te duash dhe te marresh,te jesh ai qe je!

Te duash dhe te ndash,te ndash pa patur cmire,
asnje te mos pengosh,te gjithe jemi te lire,
asnje nga ne se ka te drejten e roberimit,
asnje nga ne nuk eshte nje preh e skllaverimit…

Te duash pa meshire,te duash pa pengesa,
te duash cdo njeri,mos prit te te bejne ftesa,
te duash ti vetveten,atehere arrin te duash,
te duash dashurine dhe kurre ti te mos vuash…!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 9.0/10 (2 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: +1 (from 1 vote)

Page 24 of 91« First...10...2223242526...304050...Last »