Kur une te vdes
Kur une te vdes,
dhe ti te qash me lote ne nxehte
mbi trupin tim te ftohur,
shpirti im lart do ngrihet,
dhe do ti fshije syte e tu te lodhur…
Por ti s`do me ndiesh,
dhe do vazhdosh te qash e heshtur
thua se lotet do te me ngjallnin,
e kur trupi im varrin te kete prekur,
do kerkosh nje fjale te ta shuaj mallin…
Do zgjohesh aty nga mesnata,
do qash mbi jastekun tim te zbrazet
kurse une do te te ledhatoj floket,
bashke do presim agimin qe zbardhet,
rrezen e diellit qe hyn nga dritarja e vogel…
Dhe do vish te koka e varrit tim,
nje shishe uje do derdhesh
mbi balten qe me mban mbuluar,
e pastaj do flasesh dhe ne fund do heshtesh,
athere kur gjithe fjalet te te kene mbaruar…
Dhe lotet do derdhen,
mbi faqet e tua
mbi doren tende te plakur,
dhe vetem ne ate cast do kem kuptuar,
se ne zemren tende nje plage kam hapur…
Dhe do vij si zog,
te qendroj ne nje peme aty afer
apo nje lule ne kopshtin para deres,
nje dicka qe ti kerkeon ne raftet,
nje leter dashurie qe perpleset ne xham prej eres.
E ti do ti lutesh Zotit per mua,
do hapesh duart e tua
dhe syte ne dhe do ngulen,
e pastj nuk do qash me per mua,
te koka e varrit te me lesh nje lule…
Dhe do ikesh pastaj,
ashtu e merzitur e plakur
nga hallet qe ngre, nga dhimbja e peshes,
endrren tende per mua do mbash hapur,
dhe vec ne enderr e lumtur do qeshesh.
Dhe do rrime bashke gjer ne agimin e zbardhur…
Vec une e ti
Kur unë të putha me nxitim
s’na pa moj vajzë, s’na pa njeri
as dielli tej në perëndim:
veç unë e ti- asnje se di!
Ca zogj çëçëriten lehtë
në mes të oborrit, nën qershi
u këputen yjet, ranë në det:
veç unë e ti – asnje se di!
Kur bulkthi i natës po këndonte
me drithërime e me merzi
ti mos pandeh se të përgjonte:
veç unë e ti – asnje se di!
Kur ti ma zgjate faqen vetë
s’na pa moj vajzë, s’na pa njeri
as hëna portokall e zbehte:
veç unë e ti – e tjeter kush mund ta di!
Fotografia jone!
Akoma e mban aty varur ne mur!
Perse??
Mos me thuaj qe…sa her ndihesh
i trishtuar, ajo fotografi te kujton
momentet me te bukura qe kemi…
kaluar bashke??
Jasteku,dushi, peshqiri,uji, endrrat
e sa e sa momente te tjera nuk
harrohen aq lehte…
Sepse…te kaluaren po e perjetojme
si te ishte e tashmja!
Po yjet ne mbremje qe…i kishim aq
zili, dhe…i shikonim me aq admirim
te perqafuar ku jane?
Perse i harrove?!
Ti…shpesh me krahasoje, me yllin me
te bukur dhe me te shndritshmin!!!…

