Kjo natë
Natë e ëndërrave të mia
E ëndërrave të pa ëndërruara,
Natë me shijen e kujtimeve
E epsheve të pa shijuara!
Natë e pritjes, e vetmisë
Natë pa yje dhe pa hënë,
Natë e zemrës së vetmuar
Jetime si fëmiu pa nënë!
Natë e lindjes, e vdekjes
Natë e shijes së hidhur në buzë,
Natë e diellit që të përvëlon
E dashurisë që është përbuzë!
Vetmia në natë bashkë dhe trishtimi
Dashuria e ngulfatur, e varur në litarë,
Kujtimet që humbin në mjegullën e dendur
Dhe asgjë më këtu nuk është si më parë!?

