Sa keq
Mos duaj me tha dikush,nuk je me e mitur,
qesha ne vetvete dhe thashe “jam e rritur”,
kush valle e ka thene qe moshe ka dashuria,
ç”eshte kjo bote e keqe,ku mbreteron lakmia?!
Kush valle me ndalon dashurise ti shkruaj,
kush je ti qe thua…”endrrat do ti shuaj”,
e kupton e mjere ndryshimin mes nesh,
une njoh dashurine,ti kurre sdo ta kesh!
Njoha bukurine,i pashe embelsine,
e njoha zhgenjimin,pashe dhe urtesine,
e ndjeva une veten shume te dashuruar,
por njerez si ty skane per ta kuptuar!!!
Sme prek se çfare thua,ti ne shpirt bosh dukesh,
sa te meshiroj,mes sharjeve shoh qe strukesh,
mbizoteron xhelozia thelle ne shpirtin tend,
ti kurre smund te duash,ndjenjes si le vend!
Vuajtjes dhe dashurise do ti shkruaj gjithmone,
se çfare thua ti,jo sme behet vone,
sme pengon stuhia,as bresheri,vullkani,
sme pengon nje grimce njeriu,as vete oqeani!

