Shikimi yt

Ta vodha shikimin
Nga sytë e tu të kaftë
E futa thellë
Në zemrën time
Me dashuri e ngroha
E nanurisa me kujtime!

Ti ike shumë larg
Vetëm shikimin
E le pas vehtes
Dhe gjurmët e thella
Në shpirtin tim
Në brengat e pashlyeshme
Të jetës!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 8.0/10 (2 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: -1 (from 1 vote)
Shikimi yt, 8.0 out of 10 based on 2 ratings