Te me falesh

Ne ato çaste te me falesh
ne ato çaste nuk jam une
por nje tren qe del binaresh
e ta kontrolloj me nuk mund.

Ne ato çaste te me falesh
per asgje nuk dua t’ia di
ne te dhemb a shkrihesh fare;
e nese digjesh, jemi dy.

Ne ato çaste te me falesh
kur si thupur fort do te t’tund
sikur jeten pastaj t’ma marresh
prap se prap me ty do humb.

Jane çaste unike n’turbullire
ndaj s’heq dore, jo, kurrsesi.
Jane si lulja ne shkretetire.
Jane ç’ka jemi dhe une e ti.

Ne ato çaste s’kam meshire
kam egoizem ne maksimum
jam altruist nese ke deshire
qe pastaj lehte te t’perkund.

Ne ato çaste te me falesh,
si nje cigare po te shkund,
si nje leter kur t’me kallesh
me ler te digjem deri ne fund.

Para se te vish matu dy here
se jam dragua qe leshoj zjarr
edhe po s’erdhe do behem ere
do depertoj qe te vi te t’marr.

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)