Vec une e ti

Kur unë të putha me nxitim
s’na pa moj vajzë, s’na pa njeri
as dielli tej në perëndim:
veç unë e ti- asnje se di!

Ca zogj çëçëriten lehtë
në mes të oborrit, nën qershi
u këputen yjet, ranë në det:
veç unë e ti – asnje se di!

Kur bulkthi i natës po këndonte
me drithërime e me merzi
ti mos pandeh se të përgjonte:
veç unë e ti – asnje se di!

Kur ti ma zgjate faqen vetë
s’na pa moj vajzë, s’na pa njeri
as hëna portokall e zbehte:
veç unë e ti – e tjeter kush mund ta di!

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 7.5/10 (2 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)
Vec une e ti, 7.5 out of 10 based on 2 ratings